Zelensky në dyvjetorin e luftës: Jemi 730 ditë më afër fitores
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli të shtunën në Hostomel, ku është zhvilluar beteja e parë e rëndësishme gjatë luftës kundër Rusisë.
Zelensky tha se para dy vjetëve, “ne u ballafaquam me lëshim armiqësor me zjarr këtu”, por dy vjet më pas, “ne i mirëpresim miqtë dhe partnerët tanë këtu”, raporton televizioni BBC.
“Jemi bërë 730 ditë më afër fitores” – shtoi ai, duke i nxitur ukrainasit me fjalët: “Vazhdoni që të luftoni – me siguri se do të fitoni”.
“Ju mund ta digjni aeroplanin, por nuk mund ta shkatërroni ëndrrën tonë. Ëndrrën me të cilën secili nga ne kemi rënë në gjumë dhe jemi zgjuar për 730 ditë” – tha më tej presidenti ukrainas.
“Asnjëri nga ne nuk do ta lejojë Ukrainën tonë që të marrë fund” – shtoi Zelensky, duke thënë se në të ardhmen, “pranë fjalës Ukrainë, fjala “e pavarur” do të qëndrojë gjithmonë”.
Dear great people of a great country, I am immensely proud of each of you. I admire each one of you. I believe in each one of you. Any normal person wants the war to end. But none of us will allow Ukraine to end.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2024
That is why when it comes to ending the war, we always add: on our… pic.twitter.com/MQttTK8Ex2