Zelensky dhe Rama shkëmbejnë dhuratat
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me titullin “Yaroslav i Urti”.
Kryeministri shqiptar titullin e ka pranuar gjatë takimit me Zelensky, i cili ka arritur në Shqipëri për Samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë.
Ky titull kryeministrit shqiptar i është dhënë për kontributin e jashtëzakonshëm personal dhe për mbështetjen që ka dhënë për Ukrainën.
As Rama nuk e ka lënë duarthatë presidentin ukrainas.
Kryeministri shqiptar i ka dhuruar mysafirit një album me pikturat e tij.
Shkëmbimi i këtyre dhuratave është bërë gjatë takimit kokë më kokë që e kanë pasur në kryeministrit Rama dhe Zelensky.