Zeka: Qeveria po bën ndërhyrje flagrante në pushtete tjera dhe institucione të pavarura - NACIONALE

Zeka: Qeveria po bën ndërhyrje flagrante në pushtete tjera dhe institucione të pavarura

2 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Ekonomisti i njohur Arian Zeka, i Odës Ekonomike Amerikane, ka shprehur shqetësimin e tij për tendencat e pushtetit për të ushtruar kontroll mbi institucionet e pavarura.

Zeka ka përmendur ndërhyrjet flagrante të qeverisë në institucionet e pavarura. Ai theksoi se kjo është një ndërhyrje e qartë në një pushtet tjetër dhe në lirinë e institucioneve, duke e shqetësuar thellësisht stabilitetin demokratik të vendit.

Gjithashtu, ai theksoi se kjo nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë, duke sjellë në vëmendje ndërhyrjet e njëjta të vitit të kaluar në sektorin e mediave. Zeka po ashtu bëri të ditur se MINT-i ka filluar një inicativë për ndryshimin e ligjit që rregullon Oda Ekonomike, një veprim që, sipas tij, tregon për një qasje të qeverisë për të marrë kontroll mbi sektorin privat dhe lirinë e tij për t'i shprehur të drejtat dhe opinionet.

“Ajo çka po shohim ne është një ndërhyrje flagrante në një pushtet tjera edhe në instucione të pavarura meqenë se po i fus këto përmbaruesit privat si një institucion i ndarë. Kemi pasë gjatë vitit të kaluar ndërhyrje edhe në sektorin e mediave. MINT-i ka marrë iniciativë për ndryshimin e ligjit për Odën Ekonomike, dmth ështe tendencë e qeverisë për të marrur në kontroll edhe mënyrën se si bizneset e sektorit privat e ushtrojnë të drejtën e tyre për lirimin e asociimit.” - tha ai.

Lajme të ngjashme