Zeka për vendimet e Qeverisë: Populiste, përgjigje ndaj reagimeve të medieve gjatë ditës së djeshme
Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritje të pagës minimale dhe vendimi për Projekligjin për Sigurimet Detyrimore të Kujdesit Shëndetësorë, janë populiste.
Ai madje tha se vendimet e së mërkurës nga ekzekutivi janë "përgjigje ndaj reagimeve të medieve gjatë ditës së djeshme".
“Nuk është vendim elektoral, por është vendim populist, të dyja vendimet edhe vendimi për Projekligjin për Sigurimet Detyrimore të Kujdesit Shëndetësorë edhe vendimi i sotëm për Pagën Minimale, të dyja janë vendime populiste, sepse janë përgjigje ndaj reagimeve të medieve gjatë ditës së djeshme”, deklaroi ai në Rubikon.