Zeka pas shkarkimit të Fadil Kodrës: Historia nuk do ta falë poshtërimin që po u bëhet luftëtarëve të lirisë
Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, pas shkarkimit të Fadil Kodrës, ka reaguar duke thënë se Fadili është shembull i luftës dhe paqes që nga viti 1990, bashkë me Adem Jasharin.
Më tej, Zeka tha se historia nuk do t'i falë dy gjëra, politikanët injorantë dhe poshtërimet që po u bëhen luftëtarëve të lirisë.
“Historia, dy gjera nuk ka me i falë. E para, kurr nuk ka me i falë politikanët e paditur e bazhibazuk, që lejuan me ardhë në pushtet Kmeret e Kuqë të Kosovës. E dyta, këto marrë dhe poshtrime që po i bëhen luftetarëve të lirisë, kurrë nuk falën!!!”, tha Zeka mes tjerash.
Postimi:
