Zeka: Masa ndëshkuese të BE-së po dëmtojnë imazhin e Kosovës
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka treguar për fushat ku janë duke e dëmtuar Kosovën masat ndëshkuese të BE-së.
Ai ka bërë me dije se këto masa janë duke ndikuar mbi të gjitha në imazhin e vendit.
“Përtej aspektit monetar, përtej humbjeve që Kosova ka nga mos përfitimi i asistencës se BE-së, qoftë asistencës direkte monetare apo edhe asaj që ofrohet në formë teknike, ndikimi me negativ i këtyre masave është te imazhi i vendit, te reputacioni i tij. Një shtet i ri i cili është në kërkim të njohjeve të reja edhe nga shtetet individuale anë e mbanë botës, po të njëjtën kohë përpiqet që të siguroj anëtarësim në organizata të tjera ndërkombëtare, pashmangshëm se ballafaqohet me pasoj momentin kur dikush kupton që Kosova po i nënshtrohet masave të cilat vijnë nga BE-ja”, ka thënë Zeka për “EO”..
Ai ka vlerësuar se imazhi i vendit është më i rëndësishme se aspekti financiar.
“Njerëzit po nuk bënë një analize të detajuara ata do të vënë fajin ose përgjegjësin kryekëput mbi institucionet e vendit edhe mbi shtetin e Kosovës në këtë aspekt. Po e them edhe një herë përtej humbjes së përfitimeve monetare, ajo që rendon më shumë mbi Kosovën është mbi imazhin e vendit”, është shprehur Zeka.