Zeka: Jam kundër bartjes së shamisë nëpër shkolla, ata që janë për, le ta vendosin nëpër ambiente private
Gazetari Milaim Zeka ka thënë se është kundër bartjes së shamisë nëpër shkolla.
Zeka përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ata që janë për që të ndryshohet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë nëpër shkolla, mund ta vendosin atë nëpër ambiente të tyre private, apo në shkolla të te dedikuara.
“Ata qe e duan Kombin, ata qe e duan Shqiptarine dhe vendin e tyre, ata qe e duan Ameriken dhe Europen qe na kane çliruar, ata qe e dine se i Madhi Zot na ka kriju brenda nje hapesire gjeografike qe i takon Europes, Perendimit, dhe as Turqise e Arabise, duhet me i ruajt vlerat tona kulturore, historike, dhe etnografike. Asnje rrobe e huaj nuk i ka hije, as nuk i rrin bukur pemes tone Pellazge e Ilire vec kostumeve tona tradicionale”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Zekës:
Lidhur me shamine
Arif Sherifi - Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara.
Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke.
Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla.
Ata qe jane per, munden me e vendos vetem per ambientete e tyre private, ne oborrin e tyre, shtepite apo banesat e tyre, apo ne shkolla te dedikuara!
Ata qe e duan Kombin, ata qe e duan Shqiptarine dhe vendin e tyre, ata qe e duan Ameriken dhe Europen qe na kane çliruar, ata qe e dine se i Madhi Zot na ka kriju brenda nje hapesire gjeografike qe i takon Europes, Perendimit, dhe as Turqise e Arabise, duhet me i ruajt vlerat tona kulturore, historike, dhe etnografike. Asnje rrobe e huaj nuk i ka hije, as nuk i rrin bukur pemes tone Pellazge e Ilire vec kostumeve tona tradicionale.
Duhet me respektu rrenjet tona per me lyp respekt prej botes dhe per me mujt me kerku ato qe jemi tu i kerku prej pas luftes. E sot kur po kerkohet me te madhe liberalizimi i vizave, ia nisin edhe debatet per shamia. Nje hap para e tre mbrapa.
Keshtu mendoje une. Keshtu jam i gatuar!
Lidhur me shamine Arif Sherifi - Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes,...
Posted by Milaim Zeka on Thursday, August 11, 2022