Zejnullah Gashi merr sot zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
I dekretuari nga pushteti në detyrë i Vetëvendosjes si Kryeprokuror i Shtetit, Zejnullah Gashi, merr sot zyrtarisht pozitën.
Për pesë vite vendi ishte me ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.
Albulena Haxhiu, kujdestare e presidencës, dje e dekretoi Gashin fuqiplotë.
Në orën 11:00, në një ceremoni zyrtare, Gashi pritet të pranojë detyrën nga deri më tani u.d. kryeprokurori Agron Qalaj.