Zëdhënësja e LDK-së lavdëron nënkryetarin e Prishtinës: Me Albanin kemi hyrë në të njëjtën ditë në LDK - NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së lavdëron nënkryetarin e Prishtinës: Me Albanin kemi hyrë në të njëjtën ditë në LDK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka lavdëruar nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i cili dje është zgjedhur kryetar i Degës III të LDK-së.

Ajo ka treguar se në LDK është anëtarësuar në të njëjtën ditë me Alban Zogajn.

Në profilin e saj në “Facebook”, Halimi ka shkruar se bashkë me kolegun e saj kishin ecur kundër frymës, duke zgjedhur vlerat para interesit personal.

Me Albanin kemi hyrë në të njëjten ditë në LDK, në kohërat më të vështira të saj. Ne ecëm kundër frymës, zgjodhëm vlerat para interesit personal; liberaldemokracinë para popullizmit. Qartësinë para tablosë së turbullt politike. Të gjithë ne, me udhëheqjen dhe vizionin e Kryetarit Abdixhiku, u angazhuam për ringritjen e madhe, të cilët po e shohim në Kryeqytet e në gjithë vendin. Nga dje ndërkaq, Dega III e LDK-së, do të udhëhiqet nga miku im, Nënkryetari i Prishtinës, Prof.Dr. Alban Zogaj. Të priftë e mbara Alban! Dega e Presidentit Rugova është në duar të sigurta!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme