Zëdhënësi për tymin e zi që u pa te KEK-u: Në një pjesë të seperimeve u dogjën barishta
Në media qarkulluan pamje nga afër KEK-ut, ku shihej tym i zi. Gazeta Nacionale ka pyetur në KEK dhe zëdhënësi Skëndër Bucolli, ka deklaruar se ‘është djegur një pjesë e sipëfaqes/ seperimet’ te Termocentrali Kosova A.
“Nuk ka asgjë për shqetësim” – thotë ai dhe përgjigja e plotë e z.Bucolli vijon:
“Në një pjesë të sipërfaqeve/seperimet tek Termocentralit “Kosova A” (TCA), si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa barishta – një dukuri kjo e zakonshme që ndodh edhe në vende të tjera në kushte të ngjashme klimatike. Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është nën kontroll. Ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të siguruar menaxhimin dhe eliminimin e plotë të zjarrit. Pra, nuk ka vend për shqetësim”.