Zëdhënësi i VV-së nuk i shkoqet LDK-së, e akuzon prapë për llajka: Rruga fake
Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, duket se e ka përzemër të merret me LDK-në, partinë e dytë opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Më saktë, Manxhuka në disa raste ka komentuar postimet e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, duke e akuzuar për “llajka” të rreme.
Edhe në postimin e fundti, Manxhuka ka publikuar një video, ku pretendon se LDK-ja ka organizuar pëlqime të rreme.
“Rruga Fake vazhdon postim pas postimi” – shkroi Manxhuka.