Zëdhënësi i Qeverisë radhitë ngjarjet kryesore të javës
Ndonëse nuk dihet nëse kryeministri Kurti ka pranuar 4/5 arritjet nga ministrat e tij, qeveria vazhdon t’i përmed arritjet javore të saj.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar ngjarjet kryesore të Qeverisë Kurti.
Statusi i plotë:
Pesë ngjarjet kryesore të javës:
Pas përjashtimit në vitin 2019 për shkak të ndërhyrjeve politike të Qeverisë PAN, Agjencia e Kosovës për Akreditim bëhet anëtare e asocuar e rrjetit evropian të akredimit, ENQA. Një hap larg rianëtarësimit të plotë.
Ekonomia jonë tani ka dalje në det. Këtë javë filloi zhdoganimi në Portin e Durrësit i mallrave që importohen dhe eksportohen nga Kosova.
U hap thirrja për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarë. 6 milionë euro do të ndahen për 10 mijë familje për të subvencionuar pajisje të ngrohjes. Formulari për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/42...
23 vjet pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi në lexim të parë projektligjn për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës.
Ka vazhduar puna për mbrojtjen e aseteve të rrezikuara të trashëgimisë kulturore. Kulla e Sheremetit në Pejë, Kulla e Tahirsylajve në Deçan, Hani i Haraqisë dhe Muzeu Etnografik në Gjakovë janë në ditët e fundit të restaurimit. Deri tani dhjetëra monumente të degraduara janë shpëtuar falë ndërhyrjeve tona emergjente dhe restaurimeve profesionale.
