Zëdhënësi i Qeverisë i thotë Nacionales se nuk e di se ku është Albin Kurti - NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë i thotë Nacionales se nuk e di se ku është Albin Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk e di pse kryeministri nuk doli sot në protestë e se nuk është në dijeni as për vend-ndodhjen e tij.

Protesta e qytetarëve për rastin e dhunimit seksual të një vajze 11 vjeçare ka vazhduar edhe në orën e gjashtë të saj, ndërsa ka pasur një konfrontim verbal edhe mes protestuesve dhe Qeverisë së Kosovës.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë ka dalur para protestuesve, për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.

Në një përgjigje për Nacionalen, Kryeziu nuk ka dhënë ndonjë arsye pse kryeministri Albin Kurti, nuk doli sot në protestë.

“Nuk e di aktualisht kryeministri, kam qenë i angazhuar me përgjegjësitë e mia. Nuk e di përherë ku është kryeministri”, tha Kryeziu.

“Nuk e di ku ka qenë sepse kam qenë i angahuzar me detyrat e mia, nuk e di gjithëmonë ku është kryeministri”, theksoi ai.

Por, burime i kanë thënë Nacionales se z. Kryeministër është në shtëpinë e tij ku banon me qera për 250 euro në muaj në Taslixhe të Prishtinës.

Lajme të ngjashme