Zëdhënësi i Qeverisë: Edhe sot jemi përballur me sulm kibernetik - NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë: Edhe sot jemi përballur me sulm kibernetik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për gazetën Nacionale ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës është përballur me sulme kibrenetike duke prodhuar probleme teknike në shërbimin e internetit në Institucione.

Edhe sot jemi përballur me sulm kibernetik të llojit DdoS”, i tha Kryeziu.

Mirëpo, zëdhënësi i qeverisë thotë se sulmi i sotëm nuk ka krijuar problemet e ditëvë të mëparshme.

“Megjithëse sulmi i sotëm ka krijuar trafik më intenziv se në ditët e mëparshme, është arritur që gjatë tërë ditës shumica dërmuese e shërbimeve të jenë të dispunueshme dhe funksionale. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror. Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI ka ndërmarrur veprimet konkrete të nevojshme dhe në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm është duke punuar në tejkalimin e plotë të këtij sulmi”, i tha Kryeziu Nacionales.

Qeveria e Kosovës, që nga katër shtatori është duke u përballur me problem teknike me shërbimin e internetit në Institucionet.

Lajme të ngjashme