Zëdhënësi i PDK-së tregon logjikën e marrjes së vendimeve në Qeverinë Kurti - NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së tregon logjikën e marrjes së vendimeve në Qeverinë Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka treguar logjiken e marrjes sw vendimeve në Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se qeveria fillimisht merr vendim që është në kundërshtim më rekomandimet e ShBA-së dhe BE-së, më pas e zgjat periudhën kundërshtuese dhe në fund dorëzohet.

Sipas tij, kjo logjikë i ka sjell dëme Kosovës

“Qe qysh punon Qeveria Kurti tash e sa kohë. 1) Hapi i parë - Marrja e vendimit që do të jetë në kundërshtim të plotë me rekomandimet e SHBA-së dhe BE-së. Sa për ilustrim tash së fundi rasti me ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe në Kosovë- motoja e vuvuzelave politike për këtë qasje dhe të tjera të ngjashme - ‘’jo nënshtrim’’ 2) Hapi i dytë- Zgjatja e kësaj periudhe kundërshtuese, sa më shumë që është e mundur që i nervozon ndërkombëtarët, por sjell simpati politike, sidomos tek pjesa militante dhe tek ata që kanë antipati ndaj ndërkombëtarëve, sidomos amerikanëve - motoja e vuvuzelave politike është ‘’po vjen era shtet’’. 3) Hapi i tretë - Lëshimi pe, dorëzim i plotë, pranimi i asaj që rekomandonin ndërkombëtarët, sa për ilustrim, vendimi që të lejohet hyrja e mallrave serbe – motoja e vuvuzelave politike ‘’Ky është pragmatizëm’’”, ka shkruar Abdullahu.

Më tej, ai ka përmendur efektet e kësaj kulture politike.

Lajme të ngjashme