Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria Kurti ka pasur qasje sharlatane për veriun
Zgjedhjet në veri nuk dihet nëse do të mbahen ne datën e caktuar me 23 prill. Në lidhje me këtë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se për këtë situatë në veri fajtore është Qeveria Kurti.
Në një intervistë për emisionin “InfoNata” në Tëvë 1, Abdullahu ka thënë se kjo situatë tensionuese erdhi si rezultat i mosdëgjimit të SHBA-së për çështjen e targave.
Ai e ka vlerësuar se qeveria Kurti ka qasje sharlataneske.
“Kjo Qeveri e ka fajin se pse sot veriu është i zhveshur institucionalisht nga Kosova, thjeshtë institucionet gati nuk funksionojnë atje. Kjo Qeveri me atë qasje sharlatane që ka pasur ku i thotë miku më i dëshmuar (SHBA) prit edhe dhjetë muaj mos u ngut dhe me atë arrogancë thotë jo, fillon e mbrapshta. Qeveria Kurti ka qenë më qasje sharlatane”, ka thënë Abdullahu.
