Zëdhënësi i PDK-së: Në raport me shqiptarët në rajon Kurti po ndërton bunkerë ideologjik
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar ashpër sjelljen e kryeministrit Albin Kurti në raport me shqiptarët në Ballkan.
Ai ka deklaruar se përzërja e tij në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Luginë të Preshevës është e gabueshme.
Në këtë mënyrë, ka thënë ai, Kurti në raport me shqiptarët në rajon po ndërton bunkerë ideologjik.
“Ky është korrupsion ideologjik. Kjo është qeveri që del nga partia që flamurin kombëtar shqiptar e përdor si logo partiake. Ajo çka po bën Kurti në raport me shqiptarët e tjerë në Ballkan është se po ndërton bunkerë ideologjik, të cilët janë më të këqij se të Enver Hoxhës dhe po e pengojnë bashkëpunimin. Aty ku po shkon ky, s’po mbin bari i mirëfilltë në kuptimin e bashkëpunimit”, ka thënë Abdullahi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Ai ka kritikuar Kurtin në raport me politikat e brendshme.
“Kjo është marrëzi në vete, por kjo të jep me kuptu se kjo qeveri mendon se ligjet janë dytësore. Kjo qeveri ka edhe një problem tjetër, ka ide korruptive. Idetë korruptive është që t’i drejtohesh qytetarëve gjatë fushtës dhe t’i thuash se do të bashkohemi me Shqipërinë, e më pas të bësh atë politikë që të ndan më shumë se kurrë me Tiranën zyrtare”, është shprehur ai.