Zëdhënësi i PDK-së: Kurti e ka dëmtuar më së shumti flamurin kuq e zi
Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së, ka shkruar një status, e të cilin e ka titulluar “flama populiste, muri djallëzor dhe flamuri”.
Sipas z.Abdullahut, kryeministri Albin Kurti ka dëmtuar më së shumti flamurin kombëtar.
“Askush asnjëhere nuk e ka dëmtu më shumë flamurin shqiptar në Kosovë sesa Albin Kurti dhe VV-ja. Pse? Sepse këta, flamurin shqiptar e kanë kthy tash sa kohë në logo partiake. Kur e vnon “znaçkën” e flamurit shqiptar në gjyks ti dihet që je VV.”, shkroi ai.
E ka theksuar se Kurti e VV janë djallëzuar edhe më shumë.
“Nuk po e përdorin sot si dikur sepse e kanë lënë që këtë ta bëjnë nesër në fushatë apo në opozitë. Po e konzervojnë që ta përdorin më vonë. Nuk janë vetëdijësu sot, përkundrazi janë djallëzu më shumë se dje. Kanë kuptuar mirë se kjo ju ka sjellë shumë vota. Kështu do ja bëjnë prap nesër, për vota, në fushatë e opozitarizëm. Prap do e kthejnë flamurin kuq e zi si logo partiake të VV-së. Do të na e valvisin neve të tjerëve para hundve e do thrrasin prap për bashkim kombëtar. Marre. Poshtë populizmi.”, shkroi tutje ai.
Postimi i plotë: