Zëdhënësi i PDK-së kritikon Qeverinë Kurti për mosrritjen e pagave për mësimdhënësit
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, sa i takon grevës në sistemin e arsimit, ka thënë se Qeveria Kurti po vepron si majtistët populistë.
Ai është shprehur i çuditur nga kërkesa e Qeverisë Kurti që pa rritje të pagave ndaj mësimdhënësve të bëhet rritja e cilësisë në arsim.
“Apo edhe ndryshe - a mos i kujtohet ndokujtë se kanë thënë - edhe nëse do të ketë shtrenjtime dhe krizë ekonomike ne prap nuk do të ju rrisim pagat mësimdhënësve?”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij:
Pagat dhe mësimdhënësit
Disa pushtetarë sot po thonë se - nuk kemi ardh në pushtet me premtimin se do të ju rrisim pagat, por kemi premtuar se do ta rrisim cilësinë në arsim.
E çuditshme.
A i kujtohet ndokujt se, këta sot në pushtet kanë fituar dje duke thënë se nuk do t’i rrisim pagat ?
Apo edhe ndryshe - a mos i kujtohet ndokujtë se kanë thënë - edhe nëse do të ketë shtrenjtime dhe krizë ekonomike ne prap nuk do të ju rrisim pagat mësimdhënësve?
Ju po mendoni si majtistë populistë - se nga rritja e cilësisë në arsim duhet përjashtuar rritjen e pagave të mësimdhënësve. Si mendoni ta arrini këtë cilësi ? Apo inatin populist e keni më të madh se arsyen politike.
