Zëdhënësi i LVV-së 'pajton' Kurtin e Konjufcën: Bashkë, përgjithmonë - NACIONALE

Zëdhënësi i LVV-së 'pajton' Kurtin e Konjufcën: Bashkë, përgjithmonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të gjithë e panë fjalosjen e djeshme mes kryeparlamentarit Glauk Konjufca e kryeministrit Albin Kurti.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka postuar një fotografi, për të treguar se ata dy e kanë lënë mbrapa mosmarrëveshjen mes tyre.

Madje, ai po pretendon se do të jenë bashkë përgjithmonë.

“Bashkë, dje, sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Manxhuka krahas fotos.

Vlen të përmendet se siç u pa edhe në video, Kurti dhe Konjufca dukeshin mjaft të tensionuar në Kuvend, madje u raportua se ky i fundit, i ka thënë kryeministrit “mos mu përzijë, unë e udhëheqi seancën”,

Lajme të ngjashme