Zëdhënësi i Ferizajt akuzon Kurtin: Ke ndalë shumë projekte - NACIONALE

Zëdhënësi i Ferizajt akuzon Kurtin: Ke ndalë shumë projekte

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë sot në Ferizaj, më konkretisht në fshatin Jezerc, ku është mbajtur “Ndeja e Shtalbave”, tha zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci.

Marevci përmes një shkrimi në Facebook e ka akuzuar kryeministrin, duke i vënë në dukje problemet që ka ky qytet.

Ai e akuzoi se e ka ndalur nismën për asfaltimin e rrugicave të Jezercit.

Postimi i plotë në Facebook:

Kryeministri Kurti, sot paska qenë në Ferizaj, respektivisht në fshatin Jezercë…Por, mos harroni jo për naj projekt si p.sh, "Ujëmbledhësin e Jezercit", por për me ngranë ”SHTALBA”.

Ndoshta ka, edhe i ka pa, që kanë mbet shumë rrugica të Jezercit pa asfaltu, por ato rrugica kanë qenë në buxhet, edhe janë fillu edhe t'u u punu Kryeministër, por i hoqe si shumë projekte të tjera, këtij qyteti, me kaq shumë potencial turistik e ekonomikë!

Na jemi të mirë apet, të japim “SHTALBA” por, dashtë Zoti kanë qenë të pjekun mirë e nuk të kanë mundu, se njëmend nuk e di ae din që edhe SPITALIN Regjional nuk është tu vazhdu me u ndërtu e nuk kemi pas kushte te ky i moçmi!

Nejse, shnet e t’mira tu paçin ba SHTALBAT!

Lajme të ngjashme