Zëdhënësi i AAK-së: Në Qeverinë Kurti nuk ka rrymë, ka vetëm trefishim të çmimit të energjisë
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën e rënduar me energji elektrike.
Ai ka thënë se në këtë Qeveri nuk ka rrymë dhe nuk ka marrje të përgjegjësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Xhemajli ka shkruar se në Qeverinë Kurti ka vetëm trefishim të çmimit të energjisë elektrike.
“Nuk ka rrymë, ka trefishim të çmimit, nuk ka as përgjigje e as marrje të përgjegjësisë. Por, ka emra dhe fytyra, janë këta 👇 ….dhe Dejona diku.”, ka shkruar ai.