“Zajednica”, Kajtazi: Deputetët e VV-së sot janë detyruar me e lëpi atë që kanë pështy - NACIONALE

“Zajednica”, Kajtazi: Deputetët e VV-së sot janë detyruar me e lëpi atë që kanë pështy

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me qëndrimet e deputetëve të VV-së në seancën e sotme të Kuvendit, ku është diskutuar për planin e BE-së, i cili është pranuar nga kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deputetët e pushteti janë detyruar ta lëpinë atë që kanë pështy.

“Gjate kesaj dite kam bashkendje me deputetet e pushtetit te cilet jane detyru me lepi ate qe kane peshty. Nuk ka kurrgje ma te ulet sesa mbrojtja e nje dokument-marreveshje, te kundershtuar me force deri ne gjakderdhje. Hallall u qofte.”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme