Zaimit të VV-së i pengojnë raportimet e mediave kosovare për Asociacionin
Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, si edhe vartës të tjerë të kësaj partie, nuk po e ndalin gjuhën linçues ndaj medieve kosovare.
Në një shkrim, Zaimi përsëri ka kritikuar mediet për shkak të raportimeve se mund të ketë një marrëveshje të re për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, mediet nuk po raportojnë drejtë.
“Lexon disa nga portalet e Kosovës në mëngjes dhe të krijohet përshtypja se Zajednica është kërkesë e brendshme e Kosovës, e jo kërkesë e padrejtë e Serbisë.”, ka shkruar ai.
Përndryshe, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të mos ketë më dokumente për hyrje-dalje por qarkullim të lirë qytetarëve.