Zaimi i VV-së: Paralajmërimet e Albinit për luftë mund ta pamundësojnë luftën - NACIONALE

Zaimi i VV-së: Paralajmërimet e Albinit për luftë mund ta pamundësojnë luftën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i VV-së, Arbër Zaimi, përmes një postimi në Facebook, i ka dalë në mbrojtje deklaratave të Kurtit i cili bëri jo pak bujë dhe ndjelli goxha frikë me deklaratat e tij për luftë.

Zaimi, në rolin ‘defensivë’ të kryeministrit Kurti, ka sjellë në kujtesë një ese të sociologut amerikan, Robert Merton, me anë të të cilës ‘amnistohen’ paralajmërimet e Kurtit për luftë në Kosovë.

“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me pakicat serbe mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur, kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në një intervistë të dhënë për Reuters të mërkurën.” - deklaroi Kurti ditë më parë.

Këto deklarata të Kurtit morën jo pak kritika.

E anëtari i VV-së, me 4 pika të shkëputura nga kjo ese, në të cilat flitet kryesisht rreth ‘paditurisë’ së zërave kritikë ndaj paralajmërimeve të tilla të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes kundër luftës, kësisoj, parandaluar atë, nxjerri në pah "paditurinë" e zërave kritikë ndaj deklaratave të Kryeministrit.

Sipas këtyre citateve, deklaratat e Kurtit janë të mira sepse mund të prodhojnë kundër-efekt pozitiv, por 'të paaftët' nuk arrijnë të kuptojnë një gjë të tillë, kësisoj, paralajmërimet e Kurtit merren nga një perspektivë e gabuar.

“Mund të thuhet se pacifizmi që bërtet “paqe paqe” dhe mbyll sytë përballë militarizmit dhe armatimit, në fakt shkaktojnë luftë. Kjo është profeci që përgënjeshtron vetveten pa dashje. Ai gomari që kishte ujqit mbi shpinë dhe thoshte “Zot bëje ëndërr”, mund të thuhet se i ftonte vetë ujqit…” – përfundoi Zaimi.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme