Zaimi i VV-së: Në veri të Kosovës do të nisë fundi i Vuçiqit - NACIONALE

Zaimi i VV-së: Në veri të Kosovës do të nisë fundi i Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka reguar pas situatës së mbrëmshme në veri të Kosovës.

Zaimi i VV-së ka thënë se në veri të Kosovës do të nisë fundi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në veri të Kosovës do të nisë fundi i Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, mbrëmë KFOR-i ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në afërsi të patrullës së tyre në Zubin Potok.

Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t'ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe, duke thënë se nuk ka marrë pjesë në asnjë shkëmbim zjarri ndaj asnjë grupi dhe nuk ka qenë e përfshirë në çfarëdo shkëmbimi.

Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, ka thënë Kelani për Nacionalen.

Lajme të ngjashme