Zaimi i Vetëvendosjes: Kurti është i fortë si negociues për këto dy arsye
Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka shkruar një status për Asocicionin e komunave me shumicë serbe.
Më anë ë një postimi në Facebook, Zaimi ka thënë se votuesit e kryeministrit Kurti janë kundër themelimit të Asociacionit.
“Shumica e votuesve e do Albinin, por nuk e do assesi Zajednicën”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka treguar për besimin që ka në shefin ekzekutiv të Kosovës si negociator.
“Albini është tërësisht i vetëdijshëm për këtë, prandaj kam besim te rezultatet që do të sjellë strategjia e tij negociuese”, ka shkruar Zaimi.
