Zogiani ironizon me Haradinajn për armatimin e FSK-së: Prioritet i ka pasur kravatat
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, ka ironizuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se është vonuar me kërkesën për blerjen e raketave anti-tank Javelin nga ShBA-ja.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë qeverisjes se tij Haradinaj i ka pasur prioritet kravatat.
“Nejse ky e ka pase plan per armatim me shpenzu, veç njehere prioritet i ka pase kravatat!”, ka shkruar Zogajni.