Zafir Berisha ‘rrebeli’ i NISMA-s, vazhdon të kritikojë me të madhe Vetëvendosjen: “Kështu zhbëhet shteti” - NACIONALE

Zafir Berisha ‘rrebeli’ i NISMA-s, vazhdon të kritikojë me të madhe Vetëvendosjen: “Kështu zhbëhet shteti”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zafir Berisha, zyrtar i NISMA Socialdemokrate, vazhdon të jetë kritikë i hekurt – ende – ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes, anipse dy partitë tashmë veçse implicit janë afruar deri edhe në plane për bashkëqeverisje.

Gjatë këtyre viteve Kosova jo vetëm ngecje, por është vënë në pikëpyetje edhe vetë shtetit. Ne jemi në sanksioneve, dhe shihemi me dyshim nga të githë partnerët. Qishtu zhbëhet shteti.

Nuk i bëjnë qare as tri votat e NISMA-s. Këto janë lojta, edhe opozitës po i konveojnë”, tha ai në Klan Kosova.

“Kjo vardisje e kësaj natyre që e pati Kurti në intervistë dhe gjuha e mimika si fliste, është me sherr. Së pari, Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë kurrgjë me Vetëvendosjen. Me thënë dhe me u sjellë si e majtë është tjetër gjë”.

“Në qeverisjen e Kurtit, prej 30 centëve në 80 cent është bërë buka, vaji nga 70 cent në 1.8 euro, tri herë është ngritur çmimi i energjisë politike, këto janë politikat e tij të majta”, tha Berisha

Lajme të ngjashme