Yuri Kim: Partitë politike duhet ta rrisin transparencën
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, sot ka takuar shefat e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane në Tiranë ka treguar temat e diskutuar në takim.
“Ambasadorja Yuri Kim u takua me drejtuesit grupeve parlamentare në Kuvend, Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në axhendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe ta çojnë Shqipërinë me vendosmëri përpara për të përmbushur kërkesat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian. Ajo theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate”, është thënë në postimin e ambasadës amerikane.
1/3 @USAmbAlbania Yuri Kim met with Parliamentary Floor Leaders Taulant Balla (SP) and Enkelejd Alibeaj (DP) to discuss a broad range of issues on the agenda of Parliament and the U.S.-Albanian bilateral relationship. pic.twitter.com/vKLtYmrXJI
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) September 16, 2022