Ymyti për Qeverinë Kurti 3 'deri të dielën', Muja: Besoj se është e mundshme - NACIONALE

Ymyti për Qeverinë Kurti 3 'deri të dielën', Muja: Besoj se është e mundshme

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, komentoi në “Politiko” të Kanal 10 formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Muja tha se të dielën përfundon afati i mandatarit, dhe pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti është propozuar si mandatar nga VV dhe konfirmuar nga Presidentja Osmani.

“Përpjekjet po vazhdojnë, por ne duhet të presim deri të dielën për të ditur versionin dhe verdiktin final sa i perket eksekutivit. Besoj që ne mund të kemi Qeveri Kurti 3 deri të dielën”, shtoi ai.

Ai theksoi se deri në fundjavë mund të mbahet edhe ndonjë seancë e Kuvendit dhe vlerësoi rëndësinë e ndarjes së konstituimit të Kuvendit nga formimi i ekzekutivit, duke e quajtur këtë pjesë të maturisë demokratike.

Lajme të ngjashme