Ymeri: Zgjedhjet e reja janë dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së - NACIONALE

Ymeri: Zgjedhjet e reja janë dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë me dije se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja përgjegjësi kryesor është Albin Kurti.

Ajo ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk janë dëshirë e LDK-së dhe opozitës.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Ymeri ka theksuar se VV-ja nuk ka dashur ta zgjedh për president një figurë konsensuale.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, nuk është dëshira jonë, por ka qenë në diskrecion të qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Kurti. LDK-ja nuk ka pasur mundësi as të propozojë emër për president, pasi ka vetëm 15 vota. Kemi pasur mundësi të propozojmë një emër, por jo nënshkrime të mjaftueshme për të kandiduar dikë dhe për ta futur në garë. As Vjosa Osmani dhe as ndonjë emër tjetër nuk kanë qenë në garë, përveç kandidatëve partiakë, siç është rasti me Glauk Konjufcën, dhe ky skenar ka qenë i pritur. Prandaj, qëndrimi i partisë ka qenë i qartë: nuk voton dhe nuk qëndron në sallë për zgjatime të partisë në pushtet”, ka deklaruar Ymeri.

Lajme të ngjashme