Ymeri: Vendimi i fundit për targa mund ta bllokojë marrëveshjen dhe dialogun
Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se kritikat e ndërkombëtarëve për vendimin e fundit për targa nga Qeveria e Kosovës janë për shkak të frikës se do ta vonojë marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Ymerit, reagimet e opozitës rreth këtij vendimi kanë pothuajse të njëjtin kuptim.
“Tani kemi një proces të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilin investimi dhe fokusi më i madh është në përfundimin e marrëveshjes përfundimtare apo marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shihet se ky vendim mund të bllokojë këtë marrëveshje dhe dialogun. Reagimet e opozitës në Kosovë deri diku kanë të njëjtin kuptim dhe thonë se është koha që dialogu të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe nuk është koha të merremi me këto çështje teknike siç janë targat dhe kartat e identitetit”, ka thënë Ymeri për N1.
