Ymeri tregon se EFT-ja e Vuk Hamoviçit është në proces të rilicencimit, ia kujton deklaratat Kurtit sa ishte në opozitë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka prezantuar me fotografi se EFT-ja e Vuk Hamoviç është në proces licencimi. Ajo ka kujtuar deklaratat e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili thoshte se “nuk mund t’i themi vetës shqiptar derisa na dominon EFT-ja e Hamoviçit.
“Jo që nuk morri fund, por edhe ndikimi i këtij grupi t'i dikton edhe përgjigjet ndaj investimeve ndërkombëtare” – ka shkruar ndër të tjera Ymeri.
E plotë:
Kush është tash lideri shqiptari këtu, kur kompania e Vuk Hamovic është në proces të rilincencimit?!
EFT-ja duhet të merr fund thojke Albin Kurti, nuk mund t'i themi vetes shqiptarë kur vazhdon të na dominoj EFT-ja.
Jo që nuk morri fund, por edhe ndikimi i këtij grupi t'i dikton edhe përgjigjet ndaj investimeve ndërkombëtare