Ymeri: Po bëhet monopol energjetik në emër të ‘liberalizimit’ - NACIONALE

Ymeri: Po bëhet monopol energjetik në emër të ‘liberalizimit’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Visar Ymeri ka komentuar protestën e përfaqësuesve të bizneseve të cilët të enjten kanë bllokuar hyrjet në Prishtinë.

“Duhet me kuptu ose duhet me e diskutu pse Albin Kurti sillet kështu ndaj bizneseve, pse përshembull Albin Kurti prej se ka ardh në pushtet e ka ndal secilën mundësi të zhvillimit të Kosovës”, deklaroi Ymeri në VV Show.

“Albin Kurti ka bë ftesë për me i bojkotu prodhimet vendore. Me këtë kishe po i luftojmë oligarkët. Ua ka shtrenjtu rrymën, i ka qit në treg që po e quajnë të hapur, kur nuk ka treg të hapur, nuk ka konkurrencë. Nëse ti del edhe e blen rrymën elektrike në treg të liberalizuar kur e ke veç një ofertues, kjo është monopol. A nuk është ky (Albin Kurti) që ka ardh në pushtet duke premtu që ka me i luftu monopole”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme