Ymeri: Nuk ka vendim të LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen - NACIONALE

Ymeri: Nuk ka vendim të LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka mohuar se partia ka marrë vendim për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo tha se nuk ka pasur as vendim të Kryesisë dhe as komunikim me Grupin Parlamentar për këtë çështje.

Sipas Ymerit, kjo tregon se një marrëveshje nuk është afër, ndërsa kritikoi atë që e quajti propagandë mediale dhe pretendimet e disa përfaqësuesve të VV-së.

Lajme të ngjashme