Ymeri: Kurti mashtroi së paku tre herë në pyetjet se a është i bazuar drafti i Asociacionit në marrëveshjen e vitit 2013 - NACIONALE

Ymeri: Kurti mashtroi së paku tre herë në pyetjet se a është i bazuar drafti i Asociacionit në marrëveshjen e vitit 2013

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti Visar Ymeri, ka akuzuar kryeministrin Kurti për mashtrim në së paku tre raste, në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Analisti Ymeri ka thënë se kreu i qeverisë "ka mashtruar së paku tri herë në pyetjet kur ia parashtronte kryetari i LDK-së se a është i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 ky draft".

“E kemi të freskët debatin në parlamentin e Kosovës për këtë çështje, kur ende nuk dihej. Aty Kryeministri ka mashtruar së paku tri herë në pyetjet kur ia parashtronte kryetari i LDK-së se a është i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 ky draft. Asnjëherë s’ka thënë po, a e ka arbitrazhin asnjëherë, asnjëherë nuk e ka pranuar, a merr kompetenca prej komunave, asnjëherë nuk ka pranuar. D.m.th., aty mashtronte qëllimisht dhe thoshte që më i mirë, e kemi bërë krejt ndryshe, nuk ka kurrgjë të bëjë me 2013-en e kështu më radhë. Po del që është shumë më i keq se i vitit 2013”, ka deklaruar Ymeri në "Debat Plus".

Lajme të ngjashme