Ylli shqiptar Asllani i bashkohet Interit - NACIONALE

Ylli shqiptar Asllani i bashkohet Interit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Shqipërisë Kristjan Asllani i është bashkuar Interit nga Empoli të enjten, njofton klubi zikaltër.

Ylli shqiptar Asllani iu bashkua gjigantit italian Inter në një marrëveshje huazimi fillestar për 4 milionë euro, me detyrim blerjeje për 10 milionë euro në fund të sezonit 2022./23.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Interi e bëri zyrtare mbërritjen e mesfushorit kuqezi në Meazza.

“Mirë se vjen Kristjan”, shkroi faqja e Interit në Twitter.

Asllani është vetëm 20 vjeç dhe sezonin debutues në Serie A e bëri me Empolin edicionin e kaluar, duke lënë mbresa me një gol dhe një asist në 23 paraqitje.

Në marrëveshjen për kalimin e Asllanit në Inter, sulmuesi 21-vjeçar i zikaltërve Satriano do t’i bashkohet Empolit në huazim.

Lajme të ngjashme