Yll Hoxha ironizon me Kurtin: Me gjasë e paskan qitë kalin para qerres
Analisti, Yll Hoxha ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët evropianë në Bruksel.
Me anë të një statusi në Facebook, ai ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke rishkruar disa deklarata të tij në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Me gjase e paskan qite kalin para qerres dhe kafes ia paskan gjete filxhanin”, shkruan Hoxha..
