Xhemajl Rexha zgjedhet anëtar i Bordit në Federatën Evropiane të Gazetarëve
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, është zgjedhur anëtar i Federatës Evropiane të Gazetarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi.
Postimi:
Shume e lumtur dhe krenare per kete arritje te radhes te Xhemes.
Edhe pse eshte nje arritje individuale, ajo vjen nga nje perkushtim i pashoq profesional, prandaj sot nuk ka si te mos ndihem krenare edhe ne nivel kolektiv.
Per here te pare, nje gazetar shqiptar dhe perfaqesues i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës AGK-se i bashkohet bordit te Federates Evropiane te Gazetareve European Federation of Journalists - EFJ, nje moment historik per gazetarine ne Kosove.
Si bashkepunetore dhe shoqe e Xhemes, di me ju thane se Xhema prej sot nuk eshte me vetem i yni, zeri i tij do te degjohet ne emer te te gjithe punonjesve mediale, ne mbare Evropen.
Urime Xhemajl Rexha, ty, si dhe urime komunitetit tone qe te ka besu ne keto dy mandate.
Sot, Budapesti po duket edhe ma i bukur 🥳