Xhavit Jashari: Lagjja Jashari ishte në varrim dhe për ngushëllim te familja Thaçi - NACIONALE

Xhavit Jashari: Lagjja Jashari ishte në varrim dhe për ngushëllim te familja Thaçi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve, Xhavit Jashari, ka bërë me dije se lagjja Jashari nga Prekazi ka qenë në varrim dhe në të pame te familja Thaçi me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka tregua se kjo lagje ka qenë në të gjitha ceremonitë që janë mbajtur për këtë rast.

Në profilin e tij në “Facebook”, Jashari ka shkruar se i ndjeri ka vepruar dhe luftuar për atdheun.

“Lagja Jashar ishte ne homazh,si dhe ne Varrimin e Babajt të Presidenti Hashim Thaçit ! Po ashtu të organizuar si kurr me par ishim edhe per ngushëllime ne FamiljenThaqi .Baca Hagji Thaqi, të qoftë i lehtë dheu i Atdheut për të cilën punove, veprove dhe luftove. Lavdi jetës dhe veprës tuaj në sherbim te lirisë së Atdheut!”, ka shkruar Jashari.

Deri më tani në asnjë prej këtyre ceremonive nuk ka marrë pjesë familja Jashari. Këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim se pse nuk kanë marrë pjesë në këto ceremoni.

Lajme të ngjashme