Xhavit Haliti për çështjen e presidentit: VV-ja nuk mund t'i ketë të gjitha pushtetet - NACIONALE

Xhavit Haliti për çështjen e presidentit: VV-ja nuk mund t'i ketë të gjitha pushtetet

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të formohet për këtë post.

Sipas tij, një marrëveshje politike është thelbësore për të siguruar një president që do të përfaqësojë të gjithë interesat e Kosovës dhe që do të jetë i paanshëm.

Haliti theksoi se nuk është praktike që partitë të propozojnë emrat e tyre për president, duke nënvizuar se zgjedhja e kreut të shtetit duhet të jetë rezultat i një konsensusi mes partive, e jo një vendim i vetëm i një partie.

“Për çështjen e presidentit, ne nuk mund të hyjmë në koalicion me LVV-në sepse koalicioni hidhet për qeveri jo për president, ne jemi të interesuar që presidenti të zgjidhet dhe të jetë i pranuar dhe i përshtatshëm për të qenë president i Kosovës dhe të jetë në shërbim të gjithë interesave të Kosovës dhe të jetë i paanshëm.

“Politikisht dhe si praktikë nuk do të ishte e mirë që VV t’i kishte të gjitha pushtetet, mendoj që partitë nuk duhet me shkua me emrat e vet për president sepse mendoj që asnjëra s’mund me zgjedh presidentin, por duhet me u bë një marrëveshje politike për presidentin e Kosovës. S’kemi folur për emra për president me Partinë Demokratike të Kosovës, nuk e di kush mund me qenë, ka shumë figura në PDK që mund ta kryejnë këtë detyrë. Mendoj që nuk do të ishte e shëndetshme që ai kandidat që propozohet për president të mos jetë politikan, që të mos ketë përvojë politike brenda institucioneve. Vjosën e kemi provuar 5 vite, Glauku ka qenë katër vjet kryetar parlamenti, unë kam kaluar mirë gjithmonë me ta, politikisht s’mendoj si ata. Unë mendoj personalisht që Kurti s’është i interesuar që ta zgjedhim presidentin”, ka deklaruar Haliti në tëvë1.

Lajme të ngjashme