Xhaferi ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë: Ministrat duhet të punojnë me përkushtim
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka mbajtur mbledhje e parë të qeverisë,
Në adresimin e tij, ai ka thënë se nga ministrat pret që të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Xhaferi ai ka shkrua se do t`i kalojnë të gjitha sfidat që kanë përpara.
“Sot e hapa seancën e parë të Qeverisë. Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e vetë dhe do të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do i kalojmë së bashku, në mënyrë transparente dhe profesionale”, ka shkruar Xhaferi.