Xhaferi i LDK-së: Nuk jemi ne bllokues, VV-ja i ka 48 deputetë - NACIONALE

Xhaferi i LDK-së: Nuk jemi ne bllokues, VV-ja i ka 48 deputetë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka vlerësuar se bllokuesit e vërtetë të konstituimit të Kuvendit është VV-ja.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja dhe partitë tjera nuk kanë faj për ngërçin politik.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai ka thënë se gjithçka varet nga partia e Albin Kurtit.

“Do të duhej që logjikat e mira të veprojnë në këtë periudhë edhe të konstituohet Kuvendi sepse vendi është në një situatë të vështirë, por do të duheshin këto logjika të mira të funksionin edhe deri tani sepse po hyjmë në muajin e gjashtë pas përmbylljes zgjedhore dhe ne nuk kemi ende asnjë institucion. Tash a do të kemi apo jo varet prej atij që e bllokon, zakonisht thonë bllokuesi është edhe zhbllokuesi”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK-ja nuk është bllokuese e situatës.

“Nuk jemi ne, bllokues e kemi Vetëvendosjen, i ka 48 deputetë, i ka 57 deputetë që po votojnë zakonisht, edhe tre të Nismës, e po ashtu kanë pasur vullnet edhe disa deputetë të tjerë për të dalë prej kësaj situate politike dhe unë kujtoj që numrat ekzistojnë, por nuk ekziston ajo ego e liderit i cili duhet ta kuptojë që koha në të cilën jemi është një kohë tjetër”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme