Xhabir Zharku futet në Listë të Zezë nga ShBA - NACIONALE

Xhabir Zharku futet në Listë të Zezë nga ShBA

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është futur në listën e zezë amerikane, për arsye të përfshirjes në akte korrupsioni, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASh-i.

Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

“DASH-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, u tha në njoftim.

Lajme të ngjashme