“WTF! Qasja kolonialiste”: Gani Jakupi i reagon ashpër BE-së rreth ndalimit të dinarit
Gani Jakupi, konsulent i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë një reagim aspak diplomatik në drejtim të Bashkimit Evropian.
Në shkrimin e tij në rrjetin social “X”, Jakupi, që paguhet 7.500 euro në muaj, e ka shpërndarë një postim të një qytetari, ku Peter Stano, zëdhënës i Zyrës së Joseph Borrellit, shef i diplomacisë së BE-së, flet me tone kritike për ndalimin e dinarit serb nga ana e BQK-së.
Jakupi e ka konsideruar qasjen e Stanos, pra të BE-së, si “kolonialiste”.
“WTF!
Prej kur sistemi i brendshëm bankar i një shteti sovran duhet të jetë në përputhje me një "zgjidhje të negociuar" në një entitet të huaj?
Qasja kolonialiste s'është asgjë e re, por atje, po del paksa jashtë dorës, kam frikë...” – shkroi ai në rrjetin social “X”.
WTF?!
— Gani Jakupi (@GaniJakupi) February 1, 2024
Since when the internal banking system of a sovereign state is to abide according to a "negotiated solution" in a foreign entity?
The colonial approach is nothing new, but there, it's getting a little bit out of hand, I'm afraid... https://t.co/CT0EpsA52p