Wow: S’paska harruar deputeti Muja, thotë se Ura mbi Ibër do të hapet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja e ka rikthyer çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Anipse ka muaj e muaj që kjo çështje ishte proklamuar si ‘çështje ditësh’, por pas një vizite të shefit të CIA-s, në Kosovë, e takimit të tij me Kurtin, pushteti nuk e përmendi më.
Por, z.Muja këtë të mërkurë e ka rikthyer sërish këtë çështje. Ura mbi Ibër do të hapet, sipas tij.
E plotë:
Ura kryesore mbi Ibër do të hapet, pa dyshim. Edhe dy ura tjera mbi Ibër do të ndërtohen, pa dyshim. Ajo çfarë Milazim Krasniqi don është që Policia e Kosovës të hyjë në ballafaqim me Karabinierët e Italisë dhe kjo përleshje t’i faturohet qeverisë Kurti! E merreni me mend sa djallëzor!
Para së gjithash Milazimi duhet të përgjigjet: Pse nuk ju thoshte Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ta hapin urën?