Wonderlight Festival për herë të parë në Kosovë!
WonderLight Festival ju fton në një udhëtim unik përmes botës së artit , kulturës dhe muzikës. Kjo festë 2 ditore është një përzierje e përsosur instalacioneve dixhitale , projeksioneve artistike, laser show dhe performancave muzikore elektrizuese. Përjetoni magjinë e dritave me datë 16 dhe 17 Shkurt 2023, lokacioni i këtij festivali unik do të jetë tek Tulltorja në Prishtinë apo ish Fabrika e tullave.

Do të keni mundësinë të dëshmoni disa prej DJ-ve më të talentuar, duke përfshirë DJ REAS, GEORGE ADI, AIR BAJKO, PIFE, LIBURN, LEKE, ERAMAH, dhe ALTIN BOSHNJAKU, të cilët ju çojnë në një rurugëtim muzikor që nuk do ta harroni. Festivali nuk ka të bëjë vetëm me argëtim, por ka të bëjë edhe me krijimin e kujtimeve që do të mbesin gjatë në memorien tuaj. Pra, ejani dhe bëhuni pjesë e së ardhmes ndërsa përjetoni mrekullinë e WonderLight Festival.
Mos e humbni këtë mundësi ekskluzive për t'u zhytur në një botë kreativiteti dhe frymëzimi!
*Artikull i Sponsorizuar