Witkoff i thotë CNN-it se ShBA është në "bisedime" me Iranin
I dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, deklaroi për CNN këtë të diel se SHBA është në "bisedime" me Iranin, ndërsa po shqyrtohet mundësia e negociatave për t'i dhënë fund luftës.
Witkoff, i cili ka shërbyer si negociator kyç në emër të ShBA-së, iu bashkua Presidentit Donald Trump në klubin e golfit "Doral" për kampionatin PGA Cadillac.
Sipas CNN, ai u pa duke dalë nga tribuna e Trumpit në turneun e golfit, në të njëjtën kohë kur një zëdhënës i ministrit të jashtëm të Iranit deklaroi se ShBA i ishte përgjigjur propozimit të tyre të fundit dhe se Irani po e shqyrtonte atë përgjigje.
Witkoff-in u pyet për një përditësim mbi ecurinë e diskutimeve. "Jemi në bisedime," tha ai.
Diskutimet duket se janë intensifikuar pas një periudhe bllokimi, por presidenti nuk ka shfaqur optimizëm. Ai shkroi në rrjetet sociale të shtunën se "nuk mund ta imagjinojë" që propozimi i fundit nga Irani "të jetë i pranueshëm, përderisa ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të lartë për atë që i kanë bërë njerëzimit."