Wimbledon: Dënohen Kyrgios dhe Tsitsipas për sjellje të këqija gjatë ndeshjes - NACIONALE

Wimbledon: Dënohen Kyrgios dhe Tsitsipas për sjellje të këqija gjatë ndeshjes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

S P O R T

Nick Kyrgios dhe Stefano Tsitsipas janë dënuar për sjellja të këqija gjatë ndeshjes që zhvilluan në kuadër të garës së madhe, Wimbledon.

Kyrgios është dënuar me 3800 euro për një ofendim që bëri në gjyqtarin e vijave, ndërsa Tsitsipas me 9500 euro për sjellje të vazhdueshme josportive.

Tsitsipas mori dy paralajmërime nga gjyqtari kryesor për goditje e topit në drejtim të tifozëve pasi kishte mbaruar pika, ndërsa Kyrgios u ankonte te gjyqtari duke i thënë se nuk duhet ta dënoj në shkeljen e parë, pasi që për grekun u deshën dy paralajmërime.

Ky është dënimi i dytë që i vendoset australianit, duke çuar dënimin e tij në total 13300 euro, pasi ishte dënuar edhe për një incident në ndeshjen hapëse të tij kundër Paul Jubb.

Pasi përfundoi ndeshja mes Kyrgios e Tsitsipas, ata shkëmbyen fyerje në konferencën për shtyp.

Kyrgios me fitoren ndaj grekut ec tutje ku do të takohen sot gjatë ditës me amerikanin Brandon Nakashima për një vend në çerekfinale.

Lajme të ngjashme